Pse të zgjedhësh Aura Travel?
Udhëtime të sigurta, çmime të arsyeshme dhe një ekip që të kujdeset për çdo detaj.
Ne jemi digjital. Ne jemi e ardhmja.
Paketa të personalizuara, kujdes 24/7 dhe eksperienca që mbeten në zemër.
Udhëtime të sigurta, çmime të arsyeshme dhe një ekip që të kujdeset për çdo detaj.
Check-In: Të gjithë pasagjerëve që fluturojnë me AirTiketa u rekomandohet që në aeroport të paraqiten dy orë për para kohës së fluturimit të planifikuar. Sportelet e check-in mbyllen 40 minuta përpara nisjes.
Dokumentet e udhëtimit: Pasagjeri është personalisht përgjegjës që të ketë me vete dokumente të vlefshme identifikimi, të cilat u përgjigjen rregullave që rekomandon kompania AirTiketa si dhe rregullave për hyrje në vend të secilit cak të fluturimit.
Gjobat, dënimet me të holla, pagesat ose harxhimet e çdo lloji si pasojë e mospërfilljes së këtyre rregullave, duhet të barten nga vetë pasagjeri.
Për të siguruar respektimin e rregullave, AirTiketa rekomandon që për të gjitha fluturimet të bartet me vete pasaporta e vlefshme (dhe, nëse është e nevojshme, edhe viza e vlefshme).
Foshnjat & shoqërimi: Në qoftë se fëmijët udhëtojnë të pashoqëruar, atëherë vlejnë rregullat ndërkombëtare për të ashtuquajturit „Unaccompanied Minors (UM)“, në mënyrë që edhe pasagjerët e vegjël të mbërrijnë të sigurtë në cakun e tyre. Për një udhëtim të tillë special, përgatituni me kujdes së bashku me fëmijën ose fëmijët tuaj.
AirTiketa i definon fëmijët e pashoqëruar si më poshtë:
- Fëmijë të moshës 5 dhe 11-vjeç; pa person shoqërues prej moshës 15 vjeç;
- Fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç; me person shoqërues prej moshës 12 deri në 15-vjeç;
- Sipas dëshirës së prindërve përkujdesja mund të bëhet edhe për fëmijët prej moshës 12 dhe 18 vjeç.
Rezervimi i fluturimit mund të bëhet vetëm nga prindërit ose nga personat që e presin fëmijën në aeroport në momentin e arritjes së fëmijës në destinacion.
Ju lusim të keni të përgatitura të gjitha dokumentet e nevojshme për udhëtim.